Sezoni 2023 i Formula 1 përfundoi ashtu siç filloi. Max Verstappen i Red Bull fitoi Çmimin e Madh të Abu Dhabi, duke u renditur kështu i 3-ti në histori sa i takon sukseseve. Në 22 gara, Verstappen ia ka dalë të fitojë në 19 prej tyre. Arritje e jashtëzakonshme, që tregon mjaft qartë superioritetin e tij.

Sa i takon klasifikimit përfundimtar, holandezi lë mbrapa Perez me 285 pikë, ndërsa top-3 përmbyll Hamilton me 234 pikë. Në 10 vendet e para nuk mungojnë Alonso, Leclerc apo Sainz.

Verstappen mbetet njeriu i rekordeve. 17 vjeç e 166 ditë, ai u bë piloti më i ri që debutonte në Formula 1. Vlen të theksohet se bëhet fjalë për Çmimin e  Madh të Australisë, në 2015.

Klasifikimi final i pilotëve:

Verstappen 575 pikë

Perez 285

Hamilton 234

Alonso 206

Leclerc 206

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: