Milani është gati për të rinisur. Kuqezinjtë zhvilluan një sezon fantastik në Serie A, teksa tanimë shumë shpejt do të nisin përgatitjet për sezonin e ri. Në prag të tyre ka folur tekniku i kampionëve të Italisë, Pioli.

“Besoj se do të jetë një sezon i veçantë, sepse tre muajt e parë do të jetë një kampionat në vetvete.Në 21 ndeshjet e programuara nga gushti deri në nëntor, të gjithë do të luajnë diçka të rëndësishëm, kështu që përgatitja duhet të jetë e një niveli të lartë.

Prurjet e reja? Ata do të gjejnë një ambient që do t’i mirëpresë. Punojmë me njëri-tjetrin prej vitesh dhe njihemi mirë, kemi ide të rëndësishme për lojën, por do ta nisim gjithçka nga zero njësoj si të gjithë konkurrentët e tjerë. Ata që do të vijnë, me siguri do të përshtaten shumë shpejtë” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: