TIRANË

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Takimin znj. Kim e ka bërë të ditur përmes një postimi në twitter, ndërsa shkruan se me kreun e Policisë bisedoi për përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit.

“Veliu konfirmoi detyrën e punonjësve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.” – shkruan Ambasadorja Kim.

  • foto galeri
  • foto galeri

Policia e Shtetit informon për takimin duke zbardhur dhe deklaratat e drejtorit Veliu. Sipas policisë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Policisë së Shtetit, ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

“Drejtor Veliu njohu ambasadoren Kim me punën e Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, duke theksuar vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të luftuar krimet zgjedhore pa u ndikuar nga asnjë kah politik.
Gjithashtu Drejtor Veliu garantoi ambasadoren Yuri Kim se Policia e Shtetit është e foksuar dhe e vendosur vetëm në drejtim të zbatimit të ligjit dhe vetëm të ligjit.
Po gjatë takimit, Drejtor Veliu ka njohur nga afër ambasadoren Kim edhe me punën e Policisë së Shtetit në drejtim të parandalimit dhe goditjes së kultivimit të kanabisit dhe trafikimt të drogave të forta”, bën të ditur Policia e Shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb