Kylian Mbappe mori shiritin e kapitenit te Franca. Në prag të ndeshjes me Holandën, për mediat ka folur sulmuesi Mbappe, ku është shprehur se të jetë kapiten i kësaj kombëtarje është përgjegjësi.

“Një kapiten i mirë është ai që është i orientuar drejt ekipit dhe që bashkon. Isha shumë i lumtur kur Deschamps më dha lajmin, është një përgjegjësi e re që duhet të marr përsipër.

Griezmann? Unë fola me Antoine, ai ishte i zhgënjyer dhe është e kuptueshme, është një reagim që ndjen. I thashë se do të kisha të njëjtin reagim, ai është ndoshta lojtari më i rëndësishëm i epokës së Deschamps” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: