Pas problematikave të raportuara lidhur me kolapsin në sistemin online në Kadastër, BalkanWeb mëson se të hënën do të zhvillohet një kontroll tërësor. Ndërsa ditën e sotme është dërguar njoftimi për të vënë në dispozicion materialet.

Tematika është digjitalizimi ku ankesat kanë qenë të shumta për një kolaps të sistemit. Ndër ankesat kryesore është fakti i përgjigjeve ‘shabllon’ për të qenë brenda afatit ose mos kthim përgjigje. Kontrolli emergjent është ngritur me prioritet me urdhër të kryetarit Arben Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: