TIRANE– Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani iu është bashkuar reagimeve pas daljes së përgjimeve ku implikohet kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako në biseda me bandën ‘Avdylaj’.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Manjani ka sulmuar prokurorinë për nxjerrjen e dosjes hetimore, ndërsa e ka cilësuar këtë një skandal. Kujtojmë se mbrëmë emisioni ‘Të Paespozuarit’ në ‘News24’ publikoi ekskluzivisht pjesë nga dosja ku Dako flet me Altin Avdylajn.

REAGIMI I MANJANIT
Katatastrofë!
Dhjetëra faqe dokumentash zyrtarë, të klasifikuar për shkaqe hetimore, gjenden sot në media!
Prokurori, e cila është pronare e atyre dokumenteve, në vend ti ruante me fanatizëm i nxori në media në papërgjegjshmëri të plotë!!
Ato dokumente u prodhuan për të ndihmuar prokurorinë të godasë krimin. Por ajo vendosi ta mbrojë atë, duke nxjerre në publik indiciet zyrtare!
Skandal sa më s’ka!
Tashmë çdo lloj hetimi i mëtejshëm nuk ka kuptim sepse indiciet janë bërë publike dhe “të interesuarit” kanë siguruar alibitë e tyre!
E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!
E vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin e pushtetarëve kjo ishte!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb