Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala sjell këtë të mërkurë detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Vijon pjesa e dytë e dokumentarit:

Implikimi i të fejuarës së Denilson Çervanakut, në këtë aktivitet kriminal, siç del edhe më poshtë, vërtetohet edhe në përgjimet e kryera gjatë kohës që malli ishte parkuar tashmë në oborrin e familjes Çervanaku, në fshatin Frakull e Madhe, në Fier.

Ku gjatë një bisede të përgjuar më 21 Tetor 2022, Denilsoni dhe e fejuara e tij, Enxhi Ferhati, flasin për takimet e ndryshme që po bëheshin ndërkohë. Si edhe paratë që po mblidheshin nga persona të tretë për llogari të Nikolin Gjolenës. Apo siç thamë, i njohur ndryshe si ‘Lushnjari’. Që del të jetë edhe organizatori i vërtetë i ngarkesës.

Por ndërsa bëheshin këto biseda, në rrjetën e përgjimeve bie edhe një tjetër komunikim. Këtë herë, midis Denilsonit dhe një personi me emrin Sabah. Ky i ky i fundit i shpreh shqetësimin Denilsonit, se personat që i ky i fundit i ka dërguar në banesën që Sabahu ka marrë me qera, i kanë shkatërruar orenditë. Duke i shkaktuar sipas tij një dëm deri në 10 mijë euro. Dëme, të cilat Sabahu, thotë se i kishte fotografuar.

Gjë e cila krijoi te hetuesit dyshimin e bazuar se Denilsoni dhe bashkëpunëtorët e tjerë kishin dërguar te shtëpia e marrë me qera nga Sabahu, ‘kimistët’ kolumbianë. Të cilët do të kryenin më tej ekstraktimin e lëndës narkotike të llojit kokainë, nga sasia me pleh artificial.

Përgjim 26 Tetor 2022

Denilson Çervanaku komunikon me personin me emrin Sabah
D. Ç: O Loc
Sabahu: Hë vlla.
D. Ç: Po pse, çfarë tha ai burri
Sabahu: O vlla. Ja kanë q* robt shpis ata. Se i kam me foto me video këtu ata.
D. Ç: Po. Çfarë tha ai burri?
Sabahu: Po. Çar tha or vëlla, po duhet me i rregullu janë gati dhjetëmijë euro mo dak. Se i kanë q. robt ata. I kanë thy krejt, s’ka këmbë krevati. Tu fik cigaret në mobilje, thy perdet, prish derën, muret or dak, me rop shpie thu se ka ngul kush gozhda or vella.
D. Ç: Mi ço një herë me foto, or vëlla. Mi ço ti shof një herë.

BalkanWeb 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb