Katër persona janë arrestuar në Korçë, pasi po transportonin emigrantë të paligjshme.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit ‘Perimetri’, pas hekurave përfunduan shtetasi me inicialet A. J., 35 vjeç dhe M. J., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, të cilët janë kapur në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Audi” dhe “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në pranga ranë dhe shtetasit me inicialet N. T., 30 vjeç dhe B. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Po ashtu u shpall në kërkim shtetasi me inicialet J. T., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se ishte vënë në ndjekje nga shërbimet e policisë, ka braktisur mjetin tip “Opel” në lagjen nr. 3, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb