MAQEDONI E VERIUT

Mbrëmë rreth mesnatë në një përplasje mes dy grupeve rivale është plagosur, Boris Mutkov i njohur me nofkën “Fantom”.

Mutkov njihet si sulmuesi i Ziadin Selës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, për çka ishte dënuar me tetë muaj burgim me kusht. Ai është sulmuar me armë zjarri derisa ishte në lëvizje me një automjet në lagjen Bardovcë, ndërsa është dërguar për mjekim në spitalin ‘Sistina’.

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, nuk e përjashtoi mundësinë që rasti të jetë i lidhur me ngjarjen që ndodhin rreth një muaj më parë në hotelin Aleksandar Palas.

“Bëhet fjalë për përleshje me grupeve kriminele. Ata janë persona të cilët njihen në opinion për veprat e tyre kriminele.  Atë e pashë edhe në Kuvend më 27 prill me grupin i cili kishte hyr për të sulmuar deputetët”, ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb