Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për konsumatorët shqiptarë, ku sqaron se është hequr nga tregu produkti “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur” të cilat shiten në supermarketet “Rossmann&Lala”.

Tërheqja është bërë me kërkesë të kompanisë “Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani dhe është marrë nga subjekti “Rossmann & Lala” në Shqipëri si masë parandaluese, pas dyshimeve për tejkalim të nivelit të lejuar të mykotoksinave. Sipas njoftimit, produkti është tërhequr nga të gjitha pikat e shitjes, pa dallim lote apo date skadence.

“Referuar njoftimit të ardhur nga subjekti Rossman & Lala mbi tërheqjen nga tregu të produktit EnerBiO Dinkel Waffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700) – Date skadence 18.01.2027, njoftim ky i bërë nga kompania Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani, si masë parandaluese e tejkalimit të nivelit të lejuar të mykotksinave,/toksina të mykut

Të dhënat e produktit

Emri i Produktit: EnerBiO Dinkel Waffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700

Datë skadence: 18.1.2027

Nga ana e subjekti jemi njoftuar se është bërë tërheqja e menjëhershme e artikullit nga të gjitha pikat e shitjes pa dallim LOT Number dhe datë skadence.

Autoriteti Kombëtar I Ushqimit po merr masat për të kryer verifikimet përkatëse referuar njoftimit të kryer nga OBU, ku dhe i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje ta kthejnë pranë pikave të shitjes”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: