Një minibus, me të cilin udhëtonin rreth 20 pasagjerë, është përfshirë në një aksident rrugor në rrugën e Vermoshit.

Mësohet se mjeti është përmbysur në rrugë në zonën e njohur si “Rruga për Stare”, në afërsi të Rrapshes së Hotit.

Si pasojë e aksidentit, 2 persona kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkakun e këtij aksidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: