Një varkë peshkimi është përmbysur këtë mesditë në Durrës.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Currilave, ku brenda mjetit lundrues ndodheshin dy peshkatarë.

Njëri prej peshkatarëve është shpëtuar dhe po transportohet me urgjencë për në spital. Ndërkohë, vijojnë kërkimet në det për gjetjen e peshkatarit tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb