Të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito. Sipas BBC, pamjet tregojnë një rrjedhë uji me baltë, si dhe mbeturina që përshkonin lagjet veriore të La Gasca, duke marrë para makina dhe motorë.

Të paktën 15 persona u lënduan, thonë zyrtarët. Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet.
Përmbytjet u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut në kryeqytet të hënën.

“Unë pashë se si rryma mori një burrë dhe një fëmijë. Ishte e tmerrshme”, u citua të thoshte banori Belen Bermeo.
Shërbimet lokale të urgjencës raportuan më herët tre viktima. Shërbimet publikuan gjithashtu një video që tregonin shkatërrimet nga përmbytjet.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb