Disa familje janë evakuuar në fshatin Ferras të Fierit për shkak të përmbytjes së banesave nga dalja e lumit Vjosë. Ky është operacioni i shpëtimit të një familjeje në Ferras, ku shihet se si efektivët e policisë së Fierit që ndodhen në terren kanë ndërhyrë në një banesë për të marrë një grua të moshuar që paraqiste edhe probleme shëndetësore.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Ervis Kuçi për “BalkanWeb” policët përveshin pantallonat dhe hyjnë përmes ujit për të marrë gruan, e cila më pas transportohet me furgonin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb