Të paktën 93 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Gjermani, të cilat konsiderohen si më të rëndat në disa dekada – kanë njoftuar autoritetet. Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për mbi 1 e 300 të zhdukur.

“Kam frikë se shkallën e plotë të katastrofës do ta shohim në ditët në vijim”, është shprehur kancelarja gjermane, Angela Merkel, nga Uashingtoni, ku qëndroi për vizitë zyrtare. Merkel premtoi mbështetje të plotë për të prekurit, duke thënë se qeveria e saj nuk do ta lërë vetëm popullin “në këtë kohë të vështirë dhe të tmerrshme”.

Landet gjermane Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen janë më të goditurat. Edhe Belgjika dhe Holanda janë prekur gjithashtu keq, ndërsa përmbytje ka edhe në Luksemburg dhe Zvicër. Autoritetet belge kanë raportuar për të paktën 11 persona të vdekur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: