Ka shkuar me të paktën 53 bilanci i viktimave nga përmbytjet që kanë goditur rajonin e Xhakartës, teksa mijëra banorë të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Janë më shumë se 170 mijë persona që janë prekur nga shirat e furishëm, që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash, si në këtë zonë, ashtu edhe në zonën e Lebak, në skajin jugor të ishullit Xhava.

Sot agjencia për menaxhimin e katastrofave ka bërë me dje se bilanci i të vdekurve ka shkuar në 53, ndërsa një persona rezulton ende i zhdukur. ‘Kemi gjetur të tjera kufoma ka thënë zëdhënësi i agjencisë, Agus Wibowo, duke shtuar që autoritetet do të vizitojnë shumë shpejt zonat e prekura.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb