FIER- Pas përmbytjeve, kryeministri Edi Rama ka vizituar sot fshatin Qarr të Fierit, ku mësohet se iu ka premtuar banorëve dëmshpërblim si për dëmet në bujqësi ashtu edhe në blegtori.

Për të vërtetuar këtë ai i ka dorëzuar plot 400 krerë bagëti një fermeri, të cilit iu mbytën bagëtitë gjatë vërshimit të lumit.

Gjatë dorëzimit të bagëtive për fermerin Nebi Resulaj, Rama shoqërohej edhe nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti si dhe Prefekti i Fierit.

Rama, ndërsa ka takuar nga afër familjarët ka dhënë dhe një prononcim për mediat është shprehur se “ne do ti zëvendesojmë menjehere të gjitha humbjet, ky është pririorit kryesor. Jam shumë i kënaqur sot ti shoh të buzëqeshin prap babë e bir. Erdhem sot këtu për një arsye jo thjesht për të zëvendësuar krerët siç i kemi premtuar kësaj familje dhe të gjithë familjet që do ti marin krerët e humbur dhe prodhimet, por edhe për ta përçuar këtë shembull fantastik të kësaj familje që e kanë ndërtuar vetë. Këta janë modeli për të gjithë ata që punojnë dhe kanë një të ardhme”.

“I jam mirënjohes këtyre dhe të gjithë atyre si këta që janë për mua dhe për ne burim frymëzimi dhe burim detyrimi. Dhe kjo është dita për të thënë se sa e rëndësishme është ajo votë sepse me atë votë merr jetë drejtimi për mirë apo për keq. Me atë votë ti mund të vendosësh se çfarë drejtimi merr vendi yt dhe kush e drejton atë vend”, tha Rama.

Pyetjes se a ka zhvillim te ri me bankat, Kryeministri Rama tha se “nuk ka bisedime se gjithçka është mbyllur që në fillim, bangat kanë marrë angazhimin e tyre dhe ne po mbyllim një marreveshje të rëndësishme e cila do të jetë e tëra në shërbim të këtyre njerëzve që janë realisht forca e ndryshimit”.

“Çdo fermer i këtij vendi duhet ta dijë se kjo është qeveria e tij”, tha shefi i qeverise.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: