PËRMET- Një 25-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në aksin rrugor Përmet-Këlcyrë, pranë urës së fshatit Piskovë.

Mësohet se viktima, Enea Pasho udhëtonte me mjetin tip “Opel Corsa” me targa AA 214 FS, i cili humbi kontrollin e doli nga rruga. Sakaq, policia po heton në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: