Një 35-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit pasi dyshohet se ka përndjekur një 23-vjeçare dhe familjarët e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin
-M. C., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 23 vjeçe dhe familjarë të saj, banues në fshatin Xhafzotaj;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
(BalkanWeb)