Situata politike në Kosovë për çështjen e Presidentit vijon të jetë komplekse. Partitë politike duket se nuk arrijnë të gjejnë kompromis. Seanca e sotme e njoftuar në orën 19:00, nisi me vonesë, rreth orës 19:44. Por sërish kjo seancë nuk solli asnjë ndryshim, pasi partitë opozitare nuk morën pjesë.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka shtyrë edhe një herë seancën për presidentin.
Seanca është shtyrë për në orën 23:00. Kjo do të jetë edhe përpjekja e fundit për t’i dhënë vendit president ose të në zgjedhje të reja.
