Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Serbi, ku dy trena, njëri pasagjerësh dhe tjetri mallrash janë përplasur. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 20 pasagjerë.
Ngjarja ndodhi në Ratkovë, afër zonës së Oxhacit. Mediat serbe raportojnë se të lënduarit janë duke u transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Sakaq në këtë aks rrugor është ndërprerë qarkullimi i trenave ndërsa qytetarët e pa lënduar do të vazhdojnë udhëtimin e tyre me autobus. Ndërkohë autoritetet serbe kanë nisur një hetim zbardhjen e rrethanave.