JANINE

Një shqiptar ka mbetur i vrarë dhe një polic grek është plagosur, pasi një shkëmbi zjarri në kufirin greko-shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:00 (ora shqiptare) në Janinë.

Mësohet se një grup shqiptarët po transportonin drogë nga Shqipëria në Greqi dhe pasi u pikasën nga policia, ata hapën zjarr ndaj kësaj të fundit. Burime zyrtare nga policia greke bënë me dije se shqiptarët po transportonin marijuanë dhe heroinë. Ndërkohë në vendngjarje janë gjetur çanta me drogë, ku mendohet se janë rreth 100 kg marijuanë.

Po ashtu mësohet se shqiptarët kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit ka rrethuar zonën e Pogonit në Janinë, (tokë greke). Policia greke raporton se në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa janë vënë në ndjekje të 4 shqiptarëve. Sipas policisë së shtetit fqinj, trafikantët po tentojnë të hyjnë në Shqipëri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb