Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në një reagim në facebook, ka vlerësuar punën e policisë së shtetit për vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.
“Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.
Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”, shkruan Lamallari.
Mesazhi i plotë
Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.
Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.
Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”
