Ka shkuar në 41 numri i viktimave nga përplasja e trenit në Tajvan.

Agjencia e lajmeve Reuters, shkruan se nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur më shumë se 60 persona, ndërsa janë evakuuar të sigurt 400 të tjerë.

Treni i shpejtësisë së lartë, po udhëtonte nga Taipei në drejtim të Taitung, kur doli nga shinat e u përplas me një kamion, i cili kishte parkuar fare pranë vendit ku po kalonte treni.

Mediat e huaja kanë publikuar video nga vendi i ngjarjes, ku shihen qartë dëmet e shkaktuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: