Ndërkohë që deputetët e opozitës nuk lejohen të hyjnë në ambientet e brendshme të Parlamentit, deputeti Dash Sula akuzoi punonjësit e Gardës.

“Këta njerëz shkelin ligjin dhe dhunojnë të drejtat e deputetëve. Filmoni këto fytyra madje të urryera dhe që do të mbeten edhe pas 15 vitesh. Kur u përmbys diktatura, sigurimsat ikën si minj. Kështu do të ikin edhe këta. Ti stamponi këto fytyra ku është cikluar diktatura. Do të ngelin në librat e historisë së fytyra të turpshme”, tha Sula.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: