Si pasojë e konfliktit të armatosur midis dy komuniteteve në shtetin Kaduna të Nigerisë, 55 persona kanë humbur jetën, kanë bërë të ditur zyrtarët policorë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se bëhet fjalë për një përleshje midis komunitetit Mysliman dhe atij të Krishterë.

“Përplasjet midis dy komuniteteve në zonën Kasuwan Magani të Kadunas rezultuan me 22 arrestime” ka thënë zyrtari policor, Ahmad Abdur-Rahman, shkruan Euronews. Ndërsa presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, nëpërmjet një deklarate ka dënuar dhunën që po zhvillohet atje.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb