TIRANË

Gazetari i njohur Ferdinand Samarxhi e cilëson takimin e Presidentit Meta me Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë një takim historik e takim shprese.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Samarxhi tha se institucioni i Presidentit është kthyer në këto kohë një detashment ushtarak për situatën e krijuar nga tërmeti.

Sipas tij, ky takim ishte në këtë përkushtim të Presidentit që krerët e komuniteteve fetare siç u gjenden pranë njerëzve që në momentet e para të vijojnë të jenë pranë tyre.

“Takimi i sotëm i presidentit me krerët e komuniteteve kombëtare, do ta quaja një takim shprese, një mesazh ngjallje optimizmi. Bashkimi pranë Kreut të Shtetit në këto momente tragjike, kur dhimbjet ndihen thellë, një pikëllim i madh për kombin do ta quaja një takim historik. Kërkohet roli i madh i besimeve fetare në këtë moment për njerëzit që vetëm besimi tek Zoti mund t’i mbushë me optimizëm.
Në këto kushte kur ky tërmet që ka përfshirë një pjesë të madhe të vendit, Presidenca është kthyer në një detashment ushtarak. Njerëzit janë shpërndarë në terren pranë njerëzve që po vuajnë.
Ky takim sot ishte në këtë përkushtim të Presidentit që krerët e komuniteteve fetare siç u gjenden pranë njerëzve që në momentet e para të vijojnë të jenë pranë jush. Një takim mbresëlënës dhe i frytshëm pune”, deklaroi Samarxhi.

Ai zbuloi kërkesën e Presidentit për komunitetet fetare. “Presidenti na kërkoi që të shkojmë atje ku situata është më e vështirë për të ndihmuar që ta kalojmë këtë situatë. Komunitetet fetare janë bërë promotorë të ardhjes së ndihmave. Njerëzit po shohin përditë e më shumë se po iu gjendet dikush por edhe roli i shtetit është primar. Vetë Kryetari i Shtetit është pranë njerëzve. Pas takimit me në ai shkoi në Laç e Fushë-Mamurras”.

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, për të diskutuar mbi situatën e pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe pasojat jo vetëm materiale, por dhe shpirtërore të qytetarëve në zonat e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb