Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestën e djeshme e cila u përshkallëzua në një situatë të dhunshme, mes banorëve të Unazës së Re dhe punonjësve të policisë.

Kryebashkiaku i Tiranës i pranishëm sot në aksionin e pastrimit të Parkut të Liqenit Artificial dhe Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave i uroi shërim të shpejtë efektives, Ina Nuka e cila humbi edhe dy gishta për shkak të një kapsolle të hedhur gjatë protestës së djeshme.

“Ne kemi parë këto ditë shumë konflikte, kemi parë një politikë që do që ta përçajë qytetin. Dua t’i uroj Inës shërim të shpejtë! Jam shumë i inkurajuar që qeveria po merret posaçërisht me trajtimin e saj, ama e gjithë kjo ngjarje më jep edhe kurajë: më jep kurajë që sot ka më shumë qytetarë, si Ina, që e duan shtetin, se sa ata që e dhunojnë; sot ka më shumë qytetarë që e pastrojnë Tiranën se sa ata që e ndotin; sot ka shumë më shumë qytetarë që e duan punën, se sa ata që duan dhunën”, tha Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Veliaj ndër të tjera vlerësoi edhe pedagogët, studentët e Fakultetit të Gjeologjisë, vullnetarët e “Green Line Albania” dhe qytetarët që iu bashkuan nismën së aksionit të pastrimit të Bashkisë Tiranë.

Aksioni Tek Gjeologjiku (1)
Aksioni Tek Gjeologjiku (1)

“Jam shumë i lumtur që pastrimi i Tiranës është kthyer në traditë. Në qoftë se më përpara kishte një lloj stigme dhe njerëzit refuzonin se u dukej e ‘kohës së xhaxhit’, sot kemi kuptuar se edhe në Gjermani, në Australi, në Amerikë pastrohet edhe ka njerëz vullnetarë. Kjo është një zonë jashtëzakonisht e frekuentuar, pas Fakultetit Gjeologjik, ku shumë njerëz e preferojnë për piknik, por fatkeqësisht e lënë të gjithë produktin e post-piknikut, si instalacion në park. Kjo nuk ka kuptim! Kështu që, sot po pastrojmë për të dhënë shembullin. Dua të falenderoj shumë studentët e Gjeologjikut që na u bashkuan në këtë aksion, profesorët e tyre, për të kuptuar që kjo është puna jonë e përbashkët”, tha Veliaj.

Aksioni Tek Gjeologjiku (2)
Aksioni Tek Gjeologjiku (2)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb