TIRANE– I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, historiani Paskal Milo ka komentuar incidentin mes simpatizantëve të ish diktatorit Enver Hoxha me disa përkrahës të PD në varrezat e Dëshmoreve të Kombit me rastin e 5 majit. Pakal Milo tha se shoqëria jonë vazhdon të jetojë me të kaluarën për fat të keq dhe se Shqipëria ka probleme të tjera më të rëndësishme me të cilat duhet të merret.

“Unë ndihem i lodhur nga debate të tilla. Mendimi është se ajo ngjarje dramatizohet dhe merr përmasa të tjera më tepër për të dëshmuar se shoqëria jonë vazhdon të rrojë me të kaluarën dhe jo me të ardhmen për fat të keq. Ushqehet me konfliktin e të shkuarës. Për mua do ishte shqetësuese nëse në atë përplasje do shifja djem dhe vajza të reja me portrete dhe flamuj duke grushtuar njëri-tjetrin.

Këta të rinj çfarë shohin tek një simbolike komuniste? Por të rinjtë tanë nuk e dinë se çfarë është komunizmi? Ata nuk e kanë idenë se çfarë është dhe kjo është gjë e keqe. Unë e shoh këtë si një kërkesë të brendshme të disa segmenteve të shoqërisë që kënaqen me akuza dhe probleme. Ne kemi probleme të tjera shqetësuese dhe nuk duhet të merremi me 30-40 veta”- tha Milo.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: