TIRANE– Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka reaguar pas përplasjes mes ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu, dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla. Reforma në drejtësi dhe refuzimi i vizave për disa gjyqtarë e prokurorë, mes të cilëve ishte edhe emri i Prokurorit të Përgjithshëm, duket se është edhe shkaku kryesor i këtyre diskutimeve.

Në një deklaratë për mediat, delegacioni i BE mbështet ambasadorin Donald Lu dhe Ambasadën Amerikane në Shqipëri sa i takon angazhimit për një gjyqësor të pavarur.

“Shprehim vlerësim të lartë për angazhimin e ambasadës së SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri. Po kështu shprehim vlerësim për angazhimin e ambasadori Donald Lu. BE dhe SHBA bashkëpunojnë ngushtësisht. Bashkëpunimi është për një gjyqësor të pavarur. OMN është një hap konkret i angazhimit të përbashkët”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE në Tiranë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb