SHKODËR

Ish-deputeti i Partisë Demokratike pas tensioneve tek KZAZ-ja në shkollën “Shejnaze Juka” foli në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, ndërsa tha se ai personalisht distancohet nga çdo akt dhune.

Ai shtoi se prezenca e tij dhe kolegëve në Shkodër ka për qëllim ruajtjen e qetësisë dhe shmangien e përplasjeve të mundshme mes qytetarëve dhe policisë së shtetit.

“Unë jam në Shkodër. Tek dega e PD, po fillojmë një mbledhje të kryesisë. Gjendja është e qetë. PD në fakt kishte organizuar një takim tek KZAZ 2 në orën 8, tek pallati i Sportit. Ne u njoftuam se në një tjetër KZAZ  kishte pasur shtim të forcave të policisë. Aty ishin forca të shumta, policie dhe FNSH. Shkolla është uzurpuar nga policia. Nuk ka pasur absolutisht qytetar tek shkolla kur ka shkuar FNSH . Sigurisht se distancohemi nga aktet e dhunës. Prezenca jonë është për të qetësuar situatën  mes qytetarëve dhe policisë. Ka një situatë tejet të tensionuar dhe absurde të Policisë së shtetit, e cila po zbaton urdhrat në kundërshtim me ligjin”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb