Avokati i njohur Idajet Beqiri ka fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e bën të ditur përmes Facebook, nga ku mësojmë se avokatit i është dashur kurimi në spital që të bëhet më mirë.

Avokati ka postuar foto me bashkëshorten, teksa të dy shijojnë një kafe buzq detit dhe jep mesazhin se edhe Covid mposhtet e jeta vazhdon.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Përsëri në këmbë… COVID-19 bënë të vetën… Ne, me besimin në Zot, me ndihmën e mjekëve dhe të personelit mjekësor, me solidaritetin e shkëlqyer të qindra, deri mijëra miqve dhe të afërmve tanë, të cilëve u shpreh me përulje mirënjohjen të thellë, bëjmë tonën… Jeta vazhdon…”, shkruan avokati krahas fotove.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb