Një kolonë e madhe tymi dhe flakësh është parë të ngrihet pranë një objekti të kompanisë saudite të naftës Aramco në Riad të shtunën, sipas një dëshmitari të cituar nga Reuters.

Deri tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga autoritetet saudite për incidentin, ndërsa Aramco nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës për koment. Zjarri raportohet në një kohë tensionesh të shtuara mes Arabisë Saudite dhe Huthëve të Jemenit, të mbështetur nga Irani, të cilët kanë intensifikuar sulmet ndaj qyteteve dhe infrastrukturës energjetike saudite.

Deri në këto momente, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për zjarrin e së shtunës. Javën e kaluar, Huthët deklaruan se kishin sulmuar me raketa dhe dronë objekte të Saudi Aramco-s në Yanbu. Në atë kohë, Arabia Saudite tha se kishte interceptuar gjashtë raketa balistike të lëshuara drejt rajoneve Taif dhe Yanbu, por nuk raportoi dëme në objektet e Aramco-s.

Shkaku i zjarrit dhe nëse incidenti ka lidhje me përshkallëzimin e fundit të sulmeve mbeten ende të paqarta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: