Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi.

Një peshkatar, është arrestuar nga autoritetet pasi nuk ka lajmëruar policinë për një trup të pajetë të gjetur në det. Peshkatari kishte dalë për peshkim në brigjet e Pelionit, kur rrjeta zuri trupin e pajetë të një burri. Në vend që të lajmëronte autoritetet, peshkatari e ka hedhur burrin sërish në det.

“Viktima u ngjit në bord dhe më pas u hodh përsëri në det teksa ishte në rrjetë”, tha Roja Bregdetare në një deklaratë. Patrullat detare dolën në kërkim të personit të humbur të cilin më pas e gjeti një polumbar.
Peshkatari 52-vjeçar do të procedohet me akuzën e mosraportimit të zbulimit të një trupi të pajetë, tha Roja Bregdetare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: