SHBA
Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski janë ndarë më shpejt se sa shumë mund të prisnin.

Davidson dhe modelja, e cila u nda me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard në shtator, filluan të dilnin në nëntor. Dhe ata u fotografuan së bashku në ndeshjen e Knicks po atë muaj.

Por Davidson kohët e fundit u pa disa herë me yllin e “Bodies Bodies Bodies”, Chase Sui Wonders, ndërsa Ratajkowski u fotografua me artistin Jack Greer.

Tashmë mediat e huaja raportojnë se ata i kanë dhënë fund lidhkes. Sipas “Page Six” ata kanë vendosur të jenë thjesht miq. Javën e kaluar Davidson u vu re tre herë me Wonders. Ata u panë jashtë shtëpisë së tij, duke bërë pazar së bashku në Brooklyn dhe në një lojë Rangers. (Me sa duket Madison Square Garden është një vend i preferuar takimesh për yllin e “Saturday Night Live”).

Ndërkohë edhe Ratajkowski ka ecur para. Ajo u pa në një takim javën e kaluar duke u përqafuar me Greer. Në nëntor ajo u fotografua në një takim me DJ Orazio Rispo, me të cilin u kap duke u puthur në New York në tetor.

Ratajkowski ishte e martuar me Sebastian Bear-McClard për katër vjet, dhe ish-çifti kanë djalin 1-vjeçar Sylvester.

Davidson ka qenë i lidhur me disa nga super yjet e Hollywood duke përfshirë Kim Kardashian dhe Arianna Grande.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb