Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka filluar mbledhjen e firmave për peticionin duke filluar nga Durrësi.

Tubimi sensibilizues ka nisur në Durrës, ku të shumtë janë qytetarët që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Aleancës per Mbrojtjen e Teatrit të firmosin peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte, në të njëjtin truall.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj bën me dije për “BalkanWeb” se pjesëmarrja është e kënaqshme, ndërsa nuk ka pjesëmarrje politike, vec qytetarë.

Ndërkaq pas 2 orësh e gjysmë mbahet dhe protesta e 3-të pas shembjes së Teatrit tek pedonalja e Tiranës.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb