TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaron se negociatat do të hapen vetëm pas plotësimit të kushteve. Në një reagim në “Facebook”, pas raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Vasili shkruan se asnjë manipulim ndërkombëtar i akaparuar e komisionuar nga rilindja nuk e shpëton dot atë.

POSTIMI I PLOTË
E VERTETA!! Negociatat hapen vetëm pas plotësimit të Kushteve.
Groposet propaganda e Rilindjes për Negociatat!
Mashtrimi jetoi vetëm pak orë!
Asnjë manipulim ndërkombëtar i akaparuar e komisionuar nga rilindja nuk e shpëton dot atë!
Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega ka kërkuar korrigjimin e njoftimit zyrtar të PE, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave për vendin tonë.
Përmes një postimi në Twitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.
“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferencës ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian” Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi për shtyp do të plotësohet me kërkesën time”, shkruan David Lega.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb