Nga: ZONJA KATERINA
2 gota miell
2 kokrra vezë
¾ gotë ujë
1 lk sodë buke
1 lk kripë
Vaj për skuqje
500 gr kos
3-4 thelpinj hudhër
2-3 lgj vaj ulliri

Fillimisht përziejmë miellin me kripën dhe sodën e bukës. Rrahim vezët duke shtuar pak ujë të vakët (rreth ¾ e gotës) dhe shtojmë miellin gradualisht duke e trazuar brumin derisa të bëhet një brumë i hollë petullash (nëse brumi del i trashë shtojmë përsëri pak ujë të vakët).

Vendosim vajin të nxehet dhe skuqim petullat lugë-lugë.

Përziejmë kosin me vajin e ullirit dhe hudhrat në një makinë grirëse që të realizojmë një salcë kremoze dhe me të cilën servirim petullat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: