Dashamir Shehi i ftuar në ‘Pikat mbi i” me gazetaren Ola Bruko, tha se pika e fortë e qeverisë shqiptare është propaganda.

Nga ana tjetër, pika e dobët për këtë qeveri sipas Shehit është shkatërrimi i institucioneve të demokracisë.

“Pikë të fortë shoh kapacitetin për propagandë dhe organizimi kapilar që vjen nga komunizmi që shkon derë më derë, bëj presion, diku me dhunë diku me patra për të mbledh vota, këtë e qajnë, e kanë talent.

Pikat e dobëta të kësaj qeverie? Unë nuk e quaj më fare qeverisje. Ky s’ka nevojë më për qeveri, ky ka raport direkt me popullin, kjo tregon kthim pas nga demokracia, sepse përfaqësohet me institucione jo me popullin në këtë fare turme, nuk keqpërdoret populli me një copë letre. Pikë e dobët është dhe zvogëlimi dhe rrudhja e institucioneve të pavarura, është shumë e rrezikshme”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: