Deklaratat e djeshme të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë shkaktuar shumë reagime.

Ai tha në një intervistë, se nga sondazhet e tij del që diferenca mes PS dhe PD në këto zgjedhje është rreth 2% në favor të socialistëve.

Ai shtoi ndër të tjera, se Lulzim Basha, do të kërkojë të bëjë Shqipërinë Etnike, e kjo sipas tij, është një problem i madh për Serbinë, e me çdo kush s’do e lejoj.

Për të folur mbi këtë çështje, në studion e emisionit “Pikat mbi i”, ishin të ftuar dy analistët, Artur Zheji dhe Fatos Lubonja.

Zheji deklaroi se politikanët serbë janë mjeshtra të Ballkanit dhe sipas tij, të dhënat që Vuçiç ka deklaruar janë të sakta. Lubonja shtoi se nëse i referohemi sondazheve të Vuçiç, Partia Socialiste del e humbur nga zgjedhjet. Sakaq, në studio u diskutua për oligarkët dhe kë do të mbështesin ato në zgjedhjet e 25 prillit.

Zheji deklaroi se sipas tij, oligarkët e kanë kuptuar se qeveria aktuale është humbëse e do të mbështesin opozitës, ndërsa Lubonja, ka një tjetër mendim dhe thotë se nuk ka më oligarkë, por krim të organizuar, e këta të fundit, mbështesin Ramën pasi ai i ka favorizuar në mënyra të ndryshme.

Artur Zheji: Ai tregon se ka sondazhe për Shqipërinë. Politikanët serbë janë mjeshtrat e Ballkanit për politikën e jashtme. Fakti që ai tregon 2% shpjegon dhe dëshpërimin e madh të Ramës. Ai ka thënë të fitojmë ç’të fitojmë, dil Vuçiç vlla.

Fatos Lubonja: Rreziku më i madh i kësaj deklarate është që e pa në tërësinë e vet, është që nëse Rama, Vuçiç ka sondazhe kjo tregon se Rama është në rrezik, sepse Meta do të marrë më shumë se 2 %. S’kam pse bëj hipokrizi, Ilir Meta identifikohet me LSI. Këto janë sondazhe, por ajo që presim ne nga Rama është blerja e votës. Një mbështetje e Vuçiç ndërkombëtarësh dobëson reagimin ndërkombëtar ndaj një Rame që vjedh votën. Ky është problem!

E gjithë situata që mbizotëron një javë para zgjedhjeve ai i ka trembur oligarkët dhe me kë do të shkojnë?

Artur Zheji: Unë mendoj që intuita, nuk ka njerëz të pasur që janë rastësisht të pasur. Janë edhe shumë të zgjuar. Ata gjen skemat për të administruar plaçkën e vjedhur. Mendoj që oligarkët, kaq sa kemi ne, me nuhatjen e tyre e kuptojmë rotacionin dhe vetëm ndonjëri që është dëshpërimesh i lidhur me qeverinë mund të bëjë këtë. Edhe oligarkët kanë burimet financiare për të provuar se kush fiton, bëjnë sondazhet e tyre. Si personazhet e një anije, që para se të mbytet hidhen, ka një akt interesi, jo moral. Puna është a do ia hapi derën Basha atyre? Ne këtu do jemi dhe do e diskutojmë,

Fatos Lubonja: Ndoshta një pjesë është me këtë kategori, kanë luajtur me dy porta, por po të bëjmë rezultanten e përgjithshme është hera e parë në historinë e Shqipërisë që oligarkët kanë qenë me Rmaën. Më parë ka qenë Berisha kryeministër, dhe Rama kryetar bashkie. Rama ka punuar shumë për t’i bërë bashkë. Sa nga këta e ndjejnë frymën popullore, e të thonë të shohim krahun tjetër, apo do votojnë Ramën. Por mendoj që shumica janë me Ramën, sepse kanë marrë favore të ndryshme. Unë problemin më të madh e kam me krimin e organizuar, që në kohën e Ramës ka marrë një hov. Këto kullat që po ndërtohen, do të thotë po i ndërton filani. Por të pyesësh tani nuk e gjen dot, sepse janë të panjohur, janë krimi i organizuar. Këta janë aleatët e Ramës më të rrezikshëm dhe do të luajnë një rol më të madh se oligarkët. Në një vend normal kjo qeveri duhet të kishte rënë për këtë skandal, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pa shkuar në zgjedhje fare. Por këtu flitet për luftë forcash. Në vend që SPAK të marrë këto patraonazhistët shkon tek LAPSI dhe kërkojnë të thyejnë zyrën. Ata duken sikur po i shërbejnë PS për të nxjerrë atë që ka publikuar databazen.

Artur Zheji: Unë mendoj që bashkimi që bëri Lubonja i ngjan rrethit vicioz. Duket sikur Rama nuk thyhet, por mendoj që thyhet. Kemi zgjedhje. Rama prandaj po lufton kaq fort me Vuçiç sepse nuk i prek dot zgjedhjet, 2% që thotë Vuçiç është alarm i madh. Shto këtu dhe LSI dhe shiko si do jetë zgjedhja. U thye rrethi vicioz. Krimi i organizuar do të kapi fituesin, sepse kanë shumë sensorë në terren.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb