SHBA

Këngëtarja e njohur, Pink ka treguar gjatë një interviste për “Today” se ajo ka mbetur e surprizuar nga fakti se sot i pëlqen shumë që është nënë.

Në një intervistë për promovimin e dokumentarit të saj të ri, All I Know So Far, Pink foli për TODAY Show dhe ndau rrugëtimin e saj si nënë e Willow, 9 vjeçe dhe Jameson, 4 vjeç.

“Unë realisht nuk doja të isha nënë. Thjesht kjo gjë nuk ishte në listën e gjërave që doja të bëja”, tha Pink.

Më herët Pink ka treguar se si është jeta e saj si nënë e famshme, pak para se të publikohet dokumentari për jetën e saj.

“Të bësh turne me fëmijët është e pamundur dhe unë bëra të pamundurën. Në një moment kishte shumë yje të tjerë që më kontaktonin, më telefononin për këshilla se si të bënin një trne bashkë me fëmijët, kështu që unë shkrova një libër për nënat e tjera.

Ndonjëherë mendoj ‘A po rris një person të sjellshëm? Çfarë do të thitë të jesh fëmija im?”, është shprehur Pink për “People”.

Pink është nënë e dy fëmijëve, përveç vajzës, Willow, këngëtarja ka dhe një djalë të quajtur, Jameson.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: