ITALI- Ish-lojtari i Kombëtares së Italisë, Andrea Pirlo, ka folur në detaje në një intervistë për “Sky Sport”. Ai është ndalur tek skuadra e Interit, e cila po kalon momente të mira në Ligën e Kampionëve me dy fitore radhazi të siguruara në dy takime.

Sipas Pirlos, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti ka nevojë për besim dhe sipas tij këtë tashmë e ka gjetur  skuadra “zikaltër”.

“Interi është një skuadër që ka nevojë për besim dhe në këtë moment duket se e ka gjetur. Champions është një kompeticion që të ndihmon të jesh i përqendruar në 100 për qind. Ndonjëherë, zikaltrit tregojnë disa mangësi në kampionat, duke bërë gabime që mund të shmangen”, tha Pirlo.

Më pas ai ka bërë një skanim dhe një analizë edhe për lojtarin e Kombëtares së Kroacisë, Ivan Perisiç, të cilin e quajti si sllav klasik që nuk garanton vazhdimësi në fushën e lojës.

“Ivan Perisiç është lojtari klasik sllav që nuk ka vazhdimësi. Bën paraqitje të mëdha dhe të shëmtuara, disa herë edhe gjatë një ndeshjeje të vetme”, shtoi Andrea Pirlo.

(n.m/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb