Andrea Pirlo nuk është më trajner i Karagumruk në kampionatin turk. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Përderisa kemi vendosur të mos vazhdojmë më me Andrea Pirlon dhe stafin e tij për sezonin e ardhshëm, do t’i japim leje që të largohen shpejt duke shpresuar që të planifikojnë diçka për të ardhmen e tyre.

Gjithashtu, do ta përdorim kohën e mbetur në mënyrën më efektive të mundshme si fillim për të fituar të gjitha ndeshjet e mbetura e më pas për të menduar për të ardhmen. Jemi shumë të lumtur për 1 vit që kishim Pirlon dhe e falënderojmë për kontributin duke i uruar më të mirat në të ardhmen e tij”, shkruan klubi turk. Pirlo qëndroi 34 ndeshje në krye të kësaj skuadre, me ekipin që mori 1.29 pikë për ndeshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: