Vatra e zjarrit në zonën e Krastës është riaktivizuar sërish. Mësohet se flaka është vënë sërish në anën tjetër të malit nga persona ende të paidentifikuar.

Aktualisht zjarri ka shkrumbuar hapësira të mëdha pyjore.

Ndonëse zjarri është neutralizuar disa herë përgjatë 72 orëve, riaktivizohet sërish nga piromanë.

Ndërkohë në terren ndodhen edhe forca zjarrfikëse të Krujës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: