NGa: ZONJA KATERINA

3-4 filxhanë miell misri
1 kg bishta preshi
4-5 qepë të njoma
2-3 gota qumësht
1 filxhan vaj
250 gr djathë të bardhë
1 lugë nenexhik të thatë
Koper,majdanoz
Kripë, piper i zi

Grijmë bishtat e preshit hollë së bashku me qepët e njoma. I spërkasim me pak kripë duke i shtypur me duar që të zbuten. Më pas i përziejmë me erëzat, miellin e misrit, djathin e bardhë të thërrmuar, vajin dhe qumështin.

Spërkasim tavën e lyer me pak vaj ulliri dhe me miell misri. Vendosim masën e përgatitur. E nivelojmë mirë dhe e spërkasim përsëri me miell misri dhe pak qumësht. E vendosim pispilinë të piqet në furrë në 180 gradë për 35-40 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb