Recete nga znj Eneida
Përbërësit

500 gr presh
2 karota
2 kunguj
2 qepë të njoma
100 ml vaj ulliri
300 gr miell misri
300 ml qumësht
100 gr djathë të bardhë
2 vezë
Kripë
Majdanoz
Piper të zi

Përgatitja
Preshin dhe qepët i presim në feta, karotat dhe kungujt i grimë në rende. I kalojmë në një tigan me vaj ulliri dhe i skuqim deri sa të zbuten.
Në një tas shtojmë qumështin, vezët, miellin, djathin dhe në fund perimet e skuqura. I kalojmë në një tavë dhe shtojmë vaj ulliri nga sipër. E pjekim me 200 gradë për 40-45 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: