Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të themeluesit të CNN, Ted Turner, i cili vdiq në moshën 87-vjeçare.

Në një postim publik, Trump e cilësoi Turner si “një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave” në fushën e mediave transmetuese, duke theksuar rolin e tij vendimtar në krijimin e CNN, rrjet që më vonë u shit dhe ndryshoi drejtim.

Presidenti amerikan u shpreh se Turner kishte mbetur i zhgënjyer personalisht me zhvillimin e mëvonshëm të rrjetit, duke pretenduar se CNN ishte shndërruar në diçka ndryshe nga vizioni i tij fillestar.

Duke e mbyllur mesazhin, Trump e përshkroi Turner si “një nga më të mëdhenjtë në historinë e televizionit dhe një mik”, duke shtuar se ai ishte gjithmonë i gatshëm të mbështeste kauza të rëndësishme dhe të qëndronte pranë në momentet e nevojës.

Donaldi
Donaldi

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb