Derbi i Madoninës në pjesën e parë sheh si fitues zikaltërit e Interit. Djemtë e drejtuar nga Stefano Pioli kanë gjetur golin e parë falë Antonio Candrevës që mposhti me një parabël të lehtë gardianin Donnarumma.

Antonio Candreva Goal HD – Inter 1-0 AC Milan… by sporttivi
Më pas pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, Maurito Icardi dërgoi zikaltërit në dhomat e zhveshjes me avantazh të dyfishtë.

Mauro Icardi Incredible 1 on 1 Miss | Inter… by zidanekrisz
Kujtojmë që ky derbi do futet në histori për dy arsye. Është i pari që luhet me dy pronarë kinez dhe i pari në këtë orar të pazakontë. Kjo me arsyen se po ndiqet nga një pjesë e madhe e teleshikuesve nga Azia, rreth 550 mln tifozë.

Takimi i parë mes këtyre skuadrave në kampionat përfundoi me shifra të barabarta 2-2.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: