Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë në përditësimin e të dhënave për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka nxjerrë rezultatet për çdo kandidatë për deputetë.

Mësohet se në komunën e Junikut nga Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani është më e votuara, me 367 vota. Pas Osmanit më i votuari është Glauk Konjufca me 245 vota. E treta renditet Donika Gërvalla-Schwarz me 172 vota.

Vota të konsiderueshme kanë marrë edhe Vasfije Blair ku ka marrë 89 vota, pas saj renditet Arben Vitia me 88 vota dhe Avni Dehari me 70 vota. Vota kanë marrë edhe kandidatët e tjerë, mirëpo Telegrafi ka llogaritur votat e top 6 së parë në listën e LVV-së.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb