Deputetja e PD e Fushë-Krujës, Andia Ulliri, në një prononcim për gazetaren Klodiana Lala u shpreh se do të vijoj që të gjendet pranë banorëve të Rinasit të cilët protestojnë pas kalimit të aksit me një sens.

“Kam ardhur sot në mbështetje së pari si banore e zonës por dhe si deputete e Fushë-Krujës. Në momentin e parë që këta banorë do të më tregojnë për një problem atikë, do të jep patjetër krah tyre”, deklaroi deputetja e PD.

E pyetur në lidhje me shkresën që i ka dërguar sot Kuvendit të Shqipërisë, ajo shprehet: “Kam kërkuar kërkesë informacioni mbi bazën e këtij vendimi. Cila është analiza e thellë që është bërë dhe a janë marrë parasysh kur është përmbledhur ky vendim? Që këta do ketë kosto shtesë? Rrugë më të gjata? Ata sugjerohen që të përdorin rrugë alternative, por nuk janë aspak të tilla dhe nuk i shërbejnë të gjithë komunitetit. I bëjmë thirrje qeverisë të marrë në shqyrtim këtë ankesë. Të bëjmë konsulta publike. Shkresa është depozituar sot, dhe besoj se do duhet pak orë deri sa të kthejnë një përgjigje. Pres një përgjigje pozitive.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: